Ajo është themeluar në vitin 1958 dhe funksionon në kuadër të sistemit arsimor parauniversitar shqiptar duke ofruar mësimdhënie për ciklin fillor dhe për ciklin e mesëm të ulët (klasat I-IX). Shkolla mban emrin e Stavri Themelit, dëshmor i Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe njihet si një nga shkollat më të njohura në qarkun e Korçës prej më shumë se 6 dekadash.
| Viti | DREJTOR/E | ZV/DREJTOR/E |
|---|---|---|
| 1953-1958 | Pandora Xega | Urani Jasi, Kiço Bibolli |
| 1964-1970 | Valentina Ilo | Anesti Tasellari, Misto Krastafillaku |
| 1970-1975 | Pandora Xega | Dhimitra Tontonozi |
| 1975-1987 | Violeta Zhuri | Zhani Nase, Raqi Leka, Fillareti Jano |
| 1987-1990 | Lirika Simo | Eftimika Krastafillaku, Josif Kallanxhi |
| 1990-1992 | Lulëzim Progri | M. Andrea, Shpresa Mikerezi |
| 1992-1999 | Llambi Civici | Donika Kacivia, Dhimitër Becio, Petrit Hysolli |
| 2000-2002 | Gëzim Begolli | Adelina Koço, Valentina Kokeri |
| 2002-2003 | Adelina Koço | Klementina Cingo |
| 2003-2006 | Jeta Pupa | Lumturi Hoxhallari |
| 2006 (05-09) | Lamberto Bimbli | Mimoza Tako |
| 2006-2007 | Ylli Shahinasi | Vasilika Xhuvani, Albina Roshanji |
| 2007-2010 | Sotiraq Bica | Albina Roshanji |
| 2010-2011 | Vjollca Gjolli | Ilda Kasuli |
| 2011-2012 | Stavri Cano | Ediola Çifligu |
| 2012-2014 | Ylli Shahinasi | Ediola Çifligu |
| 2014-2018 | Sezai Mero | Ediola Çifligu |
| 2018-2023 | Etleva Hymet | Ediola Çifligu |
| 2023-.... | Entela Gishto | Etleva Hymet |
Kapaciteti i shkollës ka përballuar ndër vite flukse me mbi 1000 nxënës. Me hapjen e shkollave të tjera 9-vjeçare në zonat përreth, numri i nxënësve u reduktua për njëfarë periudhe, por që nga viti 2018 numri ka qenë vazhdimisht në rritje dhe aktualisht shkolla ka një kapacitet prej 572 nxënësish.
Aktualisht laboratorët funksionojnë në klasa të veçanta dhe me kushtet e nevojshme për zbatimin e kurrikulës së arsimit parauniversitar. Shkolla gjithashtu është e pajisur me palestër dhe së fundmi me klasë burimore.